Osmani uron Ditën e Australisë: Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar partneritetin

26 janar 2026 | 11:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Australisë, duke thënë se Australia është një aleat i hershëm dhe një shtëpi krenare për shumë anëtarë të diasporës sonë.

Osmani përmes një postimi në “X” ka thënë se mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Australinë.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të thelluar partneritetin tonë dhe për t’i afruar vendet tona edhe më shumë. Urime të ngrohta për një ditë të mbushur me krenari, unitet dhe sukses të vazhdueshëm”, ka shkruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenal ka përdorur shpesh tregun e La Ligës gjatë viteve…