Ajo që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës s’mund të krahasohet me luftën e Kosovës

27 janar 2026 | 08:06

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se dokumentari i shfaqur sjell të vërteta të mëdha për atë që ka ndodhur në Izrael dhe rajon, duke theksuar se krahasimet me luftën e Kosovës janë të pasakta.

Sipas Hazirit, dallimet mes dy konflikteve janë thelbësore dhe nuk mund të vendosen në të njëjtin raport historik apo politik.

“Ky dokumentar jep disa të vërteta të mëdha për atë që ka ndodhur atje. Dallimet e paraqitura nuk krahasohen dhe nuk ka asnjë lloj raporti me atë që ne e kemi përjetuar në Kosovë me Serbinë. Ajo që po ndodh sot mes popullit izraelit dhe palestinez nuk është e njëjtë me luftën e Kosovës”, u shpreh Haziri në kanal10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të…