Sot seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ja agjenda
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme seancën e radhës plenare, duke nisur nga ora 10:00.
Në rend dite për seancën e sotme është përfshirë një sërë projektligjesh, duke nisur nga ratifikimi i marrëveshjes me Italinë, ndryshimet në Kodin Penal apo importi dhe eksporti i armëve.
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.1.2026.
3. Akti normativ nr. 11, datë 19.12.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, “Për
buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar.
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.
5. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj
6. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë
7. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 6/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë””.
8. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme në produktet e duhanit”.
9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
10. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
11. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
12. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.
13. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””.
14. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar.
15. Projektligji “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.
16. Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”.
17. Projektligji “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”.
18. Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
19. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.
20. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.
21. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
22. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.



