Limi: Kam shumë respekt për Dolcen, do doja t’i arrinim ato 1001 puthjet tona
Lim Hoti dhe Dolce janë sqaruar për raportin e tyre pasi mbyllën marrëdhënien ditë më parë.
Atyre iu publikua një klip, ku kanë folur për raportin dhe pse arriti deri të ftohja e prishja e kësaj.
Dolce u ndje e zhgënjyer dhe theksoi se nuk e priste një gjë të tillë nga Limi.
“Nuk është sjell mirë me mua. E kuptova në Prime, e ndjeva që do të ndodhte. Nuk e prisja nga Limi. Më tha pas dy ditësh. Nuk do i shkoja nga mbrapa. Se çfarë më tha nuk mora vesh”, u shpreh Dolce.
Limi nga ana tjetër tha: “Mos më keqkuptoni, unë e thirra të kuptoj se çfarë ka Dolce në mendje. Kuptova që në qoftëse duhet diçka, duhet të vij unë të flas. Arrita të kuptoj disa gjëra në fakt”.
“Ajo që unë mendoj unë jam shumë falënderues ndaj teje Dolce, më ke zbukuruar ditët këtu. Kam shumë respekt për ty. Do të doja t’i arrinim ato 1001 puthjet tona. Je femër e mrekullueshme”.
Ai pas kësaj u rikthye te Alba Pollozhani, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie.



