Gjendet drogë në një nga pavijonet e Burgut të Dubravës

27 janar 2026 | 11:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një nga pavijonet në burgun e Dubravës është gjetur 6 gramë drogë.

Bazuar në njoftimin zyrtar, droga e gjetur është konfiskuar, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori.

“Raportohet se gjatë kontrollit në njërin nga pavijonet, në gjësendet e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 6 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoferët e kompanive transportuese nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali…