Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë i shtohen shtatë mjekë të rinj specialistë

27 janar 2026 | 12:12

Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë i janë bashkuar shtatë mjekë të rinj specialistë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin dhe avancimin e shërbimeve mjekësore për pacientët.

Me angazhimin e këtyre specialistëve, spitali “Isa Grezda” në Gjakovë do të zgjerojë gamën e shërbimeve shëndetësore, duke rritur ndjeshëm cilësinë e kujdesit mjekësor dhe duke ofruar trajtim më të specializuar për pacientët.

Drejtoria e spitalit thekson se përforcimi i stafit me kuadro profesionale është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e standardeve të trajtimit.

Mjekët e rinj specialistë janë: Dr. Lorena Rruka – Specialiste e Dermatologjisë; Dr. Fahruk Iljazi – Specialist i Endokrinologjisë; Dr. Arton Hoti – Specialist i Pulmologjisë; Dr. Halit Delija – Specialist i Pulmologjisë; Dr. Durim Nuza – Specialist i Pulmologjisë; Dr. Lisa Qurdina – Specialiste e Oftalmologjisë; Dr. Fatbardh Kadrija – Specialist i Gastroenterologjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit e kryeqytetit po dëshmojnë çdo ditë se Prishtina ka…