Hamza: Urrejtja dhe përjashtimi çojnë në tragjedi, nderime për viktimat e Holokaustit

27 janar 2026 | 12:49

Kryetari  i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Hamza ka thënë se kjo ditë na ‘’kujton se urrejtja dhe përjashtimi sjell tragjedi’’.

“Çdo 27 janar na kujton se urrejtja dhe përjashtimi sjellin tragjedi. Nderime për çdo jetë të pafajshme të humbur gjatë Holokaustit. Kujtesa është përgjegjësi dhe çdo brez duhet të mbrojë dinjitetin, liritë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar negociatat paqësore për…