Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta që të ndalet armiqësia mes njerëzve dhe popujve, të ndalen luftërat dhe padrejtësitë
Me rastin e vizitës në Izrael, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se në mes tjerash është lutur që të ndalet armiqësia mes njerëzve dhe popujve, të ndalen luftërat dhe padrejtësitë.
“Gjatë vizitës në Jerusalem, vizitova Xhaminë Al Aksa e cila ka simbolikë fetare e historike, politike dhe identitare dhe është një nga vendet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme në botë. Pas Mekës dhe Medinës, Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame dhe ishte Kibla e parë e myslimanëve. Këtu, në mes tjerash u luta që të ndalet armiqësia mes njerëzve dhe popujve, të ndalen luftërat dhe padrejtësitë. Në veçanti u luta për popullin tonë i cili pati fatin të ketë prijës të denjë që e ruajnë popullin e vet me miq të vërtetë kur na kanosej zhdukja. U luta në veçanti për të gjithë ata njerëz që e kanë humbur rrugën e zotit duke shpifur e duke bërë punë të këqija, të mos i bëjnë më, po ashtu, u luta për ata që i japin zor me ligjërata koti dhe hajnat e votës, të mos e bëjnë më, sepse, jo vetëm Zoti, por edhe ligji i dënon!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.



