VIDEO | Incident gjatë takimit me Erdogan, presidenti nigerian rrëzohet teksa po futej në Pallatin Presidencial

27 janar 2026 | 19:08

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave, ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, në momentin kur presidenti Tinubu po përshëndeste trupat.

Pak çaste më vonë, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu u ngrit shpejt në këmbë dhe u konstatua se nuk kishte pësuar lëndime. Pavarësisht incidentit të pafat, programi zyrtar vijoi normalisht pas një vonese të shkurtër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, themeluesit Eliza Hoxha dhe…