Inaugurohet statuja e shkrimtarit Ismail Kadare aty ku zakonisht e pinte kafenë e mëngjesit në Shqipëri

28 janar 2026 | 11:49

Është përuruar të mërkurën statuja e shkrimtarit Ismail Kadare në 90-vjetorin e lindjes.

Ceremonia e mbajtur në “Bar Juvenilja”, aty ku statuja do ta hijeshojë mjedisin për të gjithë dashamirësit e shkrimtarit.

Shkrimtari ka një histori të veçantë me “Bar Juvenilia”, aty ai konsumonte kafenë e mëngjesit, kur ishte në Shqipëri, zakonisht në shoqërinë e botuesit të “Onufrit”, Bujar Hudhri.

E pranishme në ceremoni ishte dhe zonja e Ismail Kadare, Helena Kadare si dhe personalitete të kulturës dhe artit.

Në ceremoni janë recituar dhe poezi të Ismailit. Dihet që ai, përpara se të bëhej romancier e filloi karrierën si poet.

Ai ka disa vëllime me poezi si “Kristal” dhe “Ca pika shiu ranë mbi qelq”.

Ismail Kadare njihet për kryeveprat që i ka lënë gjuhës shqipe si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gur” apo “Dimri i vetmisë së madhe”.

Ai është ndarë nga jeta korrikun e vitit 2024, por ai do të mbesë përherë në kujtesën dhe në zemrat e shqiptarëve. A.K. /Tema

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpara ndeshjes vendimtare të Champions League ndaj Napolit, Chelsea ka…