Certifikohen 15 zyrtarë korrektues në Dubravë
28 janar 2026
| 14:38
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar certifikimi i 15 zyrtarëve korrektues, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për Ndihmën e Parë.
Ky trajnim është zhvilluar në kuadër të programeve të rregullta të trajnimit të stafit dhe ka pasur për qëllim forcimin e njohurive bazë për reagim të shpejtë në situata emergjente.
Njohuri që janë të vlefshme si gjatë punës në institucion ashtu edhe jashtë tij.
Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të jetë i përkushtuar në zhvillimin profesional dhe edukativ të stafit, duke investuar në trajnime që rrisin sigurinë, përgjegjësinë dhe cilësinë e shërbimit.



