Arrestohet në flagrancë një inspektor i Inspektoratit të Punës, dyshohet për marrje ryshfeti
28 janar 2026
| 15:04
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka bërë me dije se është arrestuar në flagrancë një i dyshuar për marrje ryshfeti.
I arrestuari është inspektor i Inspektoratit të Punës.
Ai ka thënë për “Express” se arrestimi është bërë pas bashkëpunimit të Prokurorisë me Krimet Ekonomike të Policisë.
Gashi ka thënë se arrestimi është kryer pas zbatimit të masave të fshehta.
Kryeprokurori Gashi ka treguar se i dyshuari tashmë është ndaluar dhe brenda afateve ligjore do të kërkohet caktimi i masës së sigurisë.



