Aksioni në Malishevë: 15 kryesues të ndaluar nën dyshimet për manipulime të votave
28 janar 2026
| 15:16
Ndaj 15 kryesuesve zgjedhorë në Komunën e Malishevës është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, pas aksionit të sotëm në këtë komunë lidhur me dyshimet për manipulime të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha se gjatë aksionit të sotëm cak ishin 18 kryesues dhe 50 komisionerë.
Ai tha se sot u intervistuan 15 kryesues, që u dërguan në ndalim dhe 43 komisionerë. Për komisionerët tha se do të vendoset nëse do të ndërmerret ndonjë masë sigurie.



