KQZ-ja: Rinumërohen 85 për qind e vendvotimeve, kanë mbetur edhe rreth 400 vendvotime

28 janar 2026 | 16:43

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se procesi i rinumërimit të votave po shkon drejt përfundimit, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 400 vendvotime për t’u rinumëruar.

Sipas Elezit, nga fillimi i procesit të rinumërimit, më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri më 28 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar rreth 85 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 2 mijë e 156 nga gjithsej 2 mijë e 557 vendvotime.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani rinumërimi ka përfunduar në 32 komuna, ndërsa kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i përkasin gjashtë komunave të tjera.

KQZ-ja ka theksuar se procesi i rinumërimit po zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore dhe me transparencë të plotë, ndërsa pritet që rinumërimi të përmbyllet në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai sirian, Ahmad al Sharaa…