Zyrtare: Paqueta rikthehet te Flamengo

28 janar 2026 | 17:02

Flamengo ka arritur marrëveshje për transferimin e Lucas Paquetás nga West Ham United, me mesfushorin brazilian që është gati të kthehet “në shtëpi”.

Sipas raportimeve, palët kanë rënë dakord për një marrëveshje në vlerë prej 42 milionë euro, shifër që përbën rekord transferimi për klubin nga Rio de Janeiro.

Paquetá kishte vetëm një dëshirë: Flamengon. Kjo ka qenë vendimtare në mbylljen e negociatave, teksa lojtari pritet të udhëtojë që sot drejt Brazilit për të kryer testet mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re.

Marrëveshja parashikon një kontratë pesëvjeçare, ndërsa drita jeshile nga West Ham i është dhënë drejtorit sportiv të Flamengos, José Boto, për finalizimin e transferimit.

Rikthimi i Paquetás është një moment i madh për tifozët kuqezi, pasi ai është rritur dhe afirmuar pikërisht te Flamengo përpara se të niste aventurën europiane.

Klubi beson se përvoja e tij në Premierligë do të jetë një shtysë e madhe në objektivat vendas dhe ndërkombëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e takimeve…