Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka thënë se “ditët e qeverisë iraniane janë të numëruara”
Ai e bëri këtë deklaratë kur presidenti amerikan, Donald Trump, i ka përtërirë kërcënimet me ndërhyrje pas shtypjes së përgjakshme të protestave në vend, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
“Një regjim që mund të mbahet për pushteti vetëm përmes dhunës dhe terrorit kundër popullsisë së vet: ditët e tij janë të numëruara” – tha Merzi para gazetarëve në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeministrin rumun, Ilie Bolojan.
“Mund të jetë çështje javësh, por ky regjim nuk ka legjitimitet për ta qeverisur vendin” – shtoi kancelari gjerman.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se “koha po harxhohet” për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore dhe se sulmi i radhës “do të ishte shumë më i keq”, duke iu referuar sulmeve ndaj qendrave bërthamore të Iranit në qershorin e vitit të kaluar.
Atë muaj, Irani e zhvilloi me Izraelin atë që njihet si lufta 12-ditore.