Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të sotëm në Ligën e Kampionëve

30 janar 2026 | 11:09

UEFA do ta hedhë sot, më 30 janar 2026, shortin e fazës play-off të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve 2025/26. Ceremonia do të mbahet në House of European Football në Nyon, duke filluar nga ora 12:00.

Në short do të përfshihen 16 skuadra, të renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin në fazën e ligës, ndërsa tetë ekipet e para janë kualifikuar drejtpërdrejt në 1/8 e finales.

Ekipet e shortuara (seeded) janë: Real Madrid, Inter, Paris, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta dhe Bayer Leverkusen.

Ndërsa ekipet jo të shortuara (unseeded): Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabağ, Bodø/Glimt dhe Benfica.

Sipas rregullores, skuadrat do të përballen bazuar në pozicionet e tyre në fazën e ligës, me ekipet e renditura më lart që do të luajnë, në parim, ndeshjen e kthimit në shtëpi. Nuk ka kufizime për përballje mes ekipeve nga e njëjta federatë apo kundër kundërshtarëve të fazës së ligës.

Ndeshjet do të luhen me vajtje-ardhje:

Ndeshjet e para: 17/18 shkurt 2026

Ndeshjet e kthimit: 24/25 shkurt 2026

Fituesit e këtyre përballjeve do të sigurojnë një vend në fazën e 16 më të mirave të Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha,…