Mbyllet faza e ligës në Ligën e Europës, këto janë ekipet e kualifikuara
30 janar 2026
| 10:13
Ka përfunduar faza e ligës në Ligën e Europës.
Mbrëmë është zhvilluar xhiroja e tetë dhe e fundit, me 18 ndeshje që u luajtën brenda një orari.
Lyon, Aston Villa, Midtjylland, Betis, Porto, Braga, Freiburg dhe Roma janë tetë ekipet që janë kualifikuar direkt në 1/8 e finales.
Kurse 16 skuadra tjera do ta kërkojnë këtë përmes play-offit.




