Shorti i Champions-it: Mourinho sërish sfidon Real Madridin
Në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për garat e play-off-it në Ligën e Kampionëve.
16-të skuadrat që synojnë kalimin në fazën tjetër të garave në elitën e futbollit evropian, tashmë kanë mësuar kundërshtarët e radhës. Në këtë short u panë emrat e gjigantëve si Real Madrid, Inter, Juventus, Paris Saint-Germain, apo edhe Atletico Madrid.
Sfida kryesore e këtij rrethi pritet të jetë përballja mes Benficës së Jose Mourinhos dhe Real Madridit. Kujtojmë se dy ditë më parë skuadra portugezi pas një sfidë të çmendur mundi Realin, duke siguruar kualifikimin në fazën e play-off-it.
Duel joshëse pritet të jetë edhe ballafaqimi mes Galatasarayt dhe Juventusit, derisa edhe sfida tjera premtojnë përballje të forta.
Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 17 e 18 shkurt, kurse ato të kthimit më 24 e 25 shkurt.
Më poshtë mund t’i shihni çiftet e fazës së “Play-Off”-it të Championsit:
Benfica-Real Madrid
Bodo-Glimt-Inter
Monaco-Paris
Qarabag-Newcastle
Galatasaray-Juventus
Clube Brugge-Atletico Madrid
Borussia Dortmund-Atalanta
Olympiacos-Leverkusen



