Peci reagon pas intervistimit nga prokuroria

30 janar 2026 | 14:37

Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka treguar për intervistimin e tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se intervistimi ka pasur të bëj me kallëzimin penal të ngritur nga ish-deputeti i LDK-së, Paris Guri, i cili ka të bëj me dhënien e disa grateve nga ministria që ai ka drejtuar.

Peci ka shkruar në “Facebook” se në prokurori ka dhënë shpjegimet e duhura.

“Permes këtij postimi, ju informoj se sot isha në Prokurori për të dhënë përgjigjet dhe sqarimet e mia në kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja përmes ish-deputetit të saj të zgjedhur nga votat e vjedhura të mërgatës, Paris Guri. Në prokurori, sikur gjithmonë gjatë jetës sime, isha transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me shpjegimet rreth çështjes dhe rolit që kam pasur si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka shkruar ai.

Peci ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i kundërpërgjigjet zyrtarit të LDK-së.

“Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallximit të rrejshëm penal ndaj ish deputetit me vota të vjedhura të mërgatës. Sepse ai permes orkestrimit udhëhoqi një fushate, shpifjesh e insinuatash të paqena, që çuan deri te një kallëzim i rrejshëm penal kundër meje si ministër. Për fund, dua të përsëris dhe t’ju siguroj se sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat, shpifjet, kërcënimet e përpjekja për baltosjen e emrit tim, nuk më ndalin nga punët e mira e punët e mëdha për Kosovën! Vazhdojmë!”, ka shkruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për…