Zyrtare: Kristjan Asllani, futbollisti më i ri i Besiktasit
Kristjan Asllani është gati të kryejë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa do të kalojë testet mjekësore te Besiktasi dhe më pas do të prezantohet te klubi i njohur turk. Mesfushori shqiptar do të jetë shok skuadre me Milot Rashicën, duke shtuar përvojën dhe cilësinë në mesfushën e ekipit turk.
Asllani është aktualisht futbollist i Interit, por gjatë pjesës së parë të sezonit ishte i huazuar te Torino.
Te torinezët, mesfushori shqiptar nuk gjeti hapësirat e kërkuara dhe vendosi të largohej, duke hapur rrugën për transferimin në Turqi.
“Kristjan Asllani, futbollisti profesionist me të cilin kemi nisur negociatat e transferimit, ka arritur në Stamboll për t’i vazhduar bisedimet dhe për t’i kryer testet mjekësore”, ka shkruar Besiktas në rrjetet sociale.
Transferimi i Asllanit te Besiktasi pritet të përforcojë mesfushën e skuadrës dhe të sjellë më shumë opsione për gjigantin turk në gjysmën e dytë të sezonit.



