FC Kosova fiton në derbin e Dusseldorfit

31 janar 2026 | 17:54

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit ka pikësynim pozitën e dytë dhe ngjitjen në Oberliga. Ashtu si i ka hije e filloi pjesën e dytë të kampionatit, me fitore të madhe në derbin e skuadrave të Dusseldorfit.

Djelmoshat kuqezi ngadhënjyen me rezultat 2:0 në konak të TuRu-s, në kuadër të javës së 18-të të Landesliga-s.

Kosova renditet në vend të katërt me 28 pikë, një më pak se pozita e dytë SC Kapellen-Erft (një ndeshje më pak). FC Kosova triumfon në derbin e Dusseldorfit ndaj TuRU.

FC Kosova ka shënuar një fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme në ndeshjen e kthimit kundër TuRU-s.

Düsseldorf, duke triumfuar me rezultat 2:0 në një përballje jashtëzakonisht të luftuar, e ndjekur nga afër 400 shikues në tribuna.

Ndeshja nisi furishëm për ekipin tonë, ku që në minutën e 2-të, Egzon Zendeli realizoi golin e epërsisë, duke i dhënë FC Kosovës një start ideal dhe besim të madh në lojë. TuRU u përpoq të reagojë, por u përball me një mbrojtje të organizuar mirë dhe një portier në formë të jashtëzakonshme.

Kapiteni Astrit Hyseni vulosi fitoren në minutën e 73-të, duke shënuar golin e dytë dhe duke i dhënë qetësi ekipit deri në fund të takimit.

Ndeshja ishte e hapur dhe me ritëm të lartë, ku të dy ekipet krijuan raste shënimi, por portieri ynë Enea Koliqi ishte protagonist absolut.

Me disa pritje fenomenale, ai i shndërroi shanset e kundërshtarit në asgjë dhe mbajti portën e paprekur.

Nga ana tjetër, djelmoshat tanë krijuan edhe 5–6 raste të pastra për gol, por rezultati mbeti 2:0, një fitore plotësisht e merituar për FC Kosovën.

Ky duel tashmë është shndërruar në një derbi lokal, mes dy ekipeve që ndajnë qytetin e Düsseldorfit dhe garojnë në Landesliga Niederrhein.

Për momentin, FC Kosova ka treguar epërsi në disa përballje, ndërsa TuRU ka dëshmuar se di të rikthehet, duke e bërë këtë rivalitet edhe më të fortë dhe ndeshjet gjithnjë e më emocionuese për tifozët.

Me këtë sukses, FC Kosova ngjitet në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit, me 3 pikë më shumë dhe vetëm 1 pikë larg vendit të dytë, pozitë ku synojmë të jemi në vazhdim të sezonit”, thuhet nga FC Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën…