Përfundon votimi i fshehtë në Kuvendin e LDK-së, votat e delegatëve po numërohen
31 janar 2026
| 18:02
Votimi për votëbesimin ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në Kuvendin e partisë, tashmë ka përfunduar. Votimi u zhvillua mënyrë të fshehtë dhe në proces morën pjesë 355 delegatë, të cilët duhej të votonin me “po” ose “jo” për pranimin e dorëheqjes së Abdixhikut. Tashmë ka nisur edhe numërimi i votave.
Punimet e Kuvendit të LDK-së kanë vazhduar me dyer të mbyllura pas fjalimit të Abdixhikut, ndërsa delegatët mbajtën fjalimet e tyre.



