Akrashtica e Vushtrrisë, ndër fshatrat e rrallë në Kosovë me dy deputetë në Kuvend
Akrashtica e Vushtrrisë po shënon një rekord të veçantë në përfaqësimin politik, duke u renditur ndër fshatrat e rrallë në Kosovë që përfaqësohen me dy deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Bëhet fjalë për Rrahman Ramën (PDK) dhe Sylejman Mehollin (LVV), të cilët arritën të sigurojnë votat e nevojshme për t’u zgjedhur deputetë, duke e kthyer Akrashticën në një shembull unik të angazhimit dhe mobilizimit qytetar.
Ky fshat u dallua gjithashtu edhe për numrin e lartë të kandidatëve për deputetë, më i madhi në krahasim me të gjitha bashkësitë lokale dhe fshatrat e Komunës së Vushtrrisë. Përveç Ramës dhe Mehollit, nga Akrashtica ishte kandidat edhe Myzafer Shala, i cili garoi në radhët e PDK-së.
Zgjedhja e dy deputetëve nga i njëjti fshat konsiderohet një arritje e rrallë në skenën politike kosovare dhe dëshmi e ndikimit që Akrashtica e Vushtrrisë ka fituar në proceset zgjedhore dhe përfaqësuese në nivel vendi.



