Katër drenicakë të PDK-së mbeten jashtë Kuvendit të Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka shënuar rënie të numrit të deputetëve. Nga 25 deputetë sa kishte fituar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, PDK ka arritur të sigurojë vetëm 22 ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit.
Si pasojë, disa deputetë të legjislaturës së kaluar kanë mbetur jashtë Kuvendit. Nga Drenica, përkatësisht nga Skenderaj dhe Drenasi, jashtë ulëseve parlamentare kanë mbetur Jakup Nura, Xhevahir Geci, Fadil Demaku dhe Altin Krasniqi. Po ashtu, Kuvendit nuk do t’i rikthehen as Rashit Çalaj nga Ferizaj-Lipjani dhe Kosovare Murseli nga Kaçaniku.
Ndërkohë, Abelard Tahiri dhe Eliza Hoxha po ashtu nuk kanë siguruar mandat në këto zgjedhje, ndërsa Memli Krasniqi nuk ka qenë pjesë e garës zgjedhore, pasi ka shërbyer si shef i shtabit zgjedhor të PDK-së.
Deputetët e rinj të PDK-së që kanë fituar mandat në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë: Xhavit Haliti, Arian Tahiri, Arben Mustafa, Eman Rrahmani, Kujtim Gashi dhe Besa Rama-Kabashaj. /Epoka e Re/







