Mitaj mund të bëhet shok skuadre me Ronaldon
02 shkurt 2026
| 11:02
Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj ka kontratë me Al-Ittihad deri në verën e vitit 2028-të, por kampionët e Arabisë Saudite kërkojnë opsion tjetër në linjën e majtë të mbrojtjes.
Në të tillë situatë, alternativa e vetme për shqiptarin është gjetja e një klubi të ri, ndërsa orët e merkatos po shkojnë drejt fundit.
Gazetari sportiv në Arabi, Abdulilah Al-Amri, i ka befasuar të gjithë në lidhje me raportimet për Mario Mitajn.
Sipas tij, klubi i Al-Nassr i ka kërkuar Al-Ittihad huazimin e 22-vjeçarit deri në fund të sezonit. Përgjigja e Al-Ittihad nuk ka vonuar, refuzim të menjëhershëm, pasi nuk dëshirojnë të forcojnë një rival të drejtpërdrejtë.



