Këngëtarja Donna Dafi synon skenën botërore: “Do të doja t’i hapja koncertin Beyoncé-s!”

02 shkurt 2026 | 12:32

Me rastin e publikimit të këngës së saj më të re, “Prima Donna”, këngëtarja Donna Dafi ka dhënë një intervistë për platformën ndërkombëtare MYSTIC SONS, ku është intervistuar nga producenti Chris Bound.

Gjatë bisedës, Bound e ka pyetur se cilit artist botëror do të dëshironte t’i hapte një koncert, dhe Donna Dafi nuk ka hezituar aspak në përgjigjen e saj.

Emri që ajo përmendi ishte një nga ikonat më të mëdha të muzikës globale, Beyoncé. Chris Bound: Nëse do të mund të hapje një koncert për këdo në botë, kush do të ishte? Donna Dafi: “Beyoncé.

Ajo është e guximshme, ikonike dhe gjithmonë në evolucion. Të hapësh koncert për të do të ishte surreal.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK-së, Valmir Ukaj, ka folur për vrasjen e…