PZAP-i pranon shtatë ankesa për rezultatet e zgjedhjeve pas shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja
02 shkurt 2026
| 12:38
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka mbyllur në orën 11:00 afatin ligjor për pranimin e ankesave për rezultatet zgjedhore.
PZAP-i ka njoftuar pse brenda 96 orëve do t’i trajtoj shtatë ankesa të pranuara.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar shtatë (7) ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Për të gjitha ankesat e pranuara, PZAP-i do të vendosë brenda afatit ligjor prej nëntëdhjetë e gjashtë (96) orësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë”, ka bërë me dije PZAP-i për “Express”.



