Gallapeni drejt Serie A, Lodzi cakton çmimin

02 shkurt 2026 | 13:55

Mbrojtësi i krahut të majtë, Dion Gallapeni ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A të Italisë.

Megjithatë, reprezentuesi i Kosovës lëvizjen nga kampionati i Polonisë në atë të Italisë, pritet ta realizojë në fund të sezonit aktual, pra në afatin kalimtar të verës.

Ai mund të transferohet te Bologna, ekip që ka tentuar transferimin e tij në afatin kalimtar të dimrit por që kërkesa e Widzew Lodzit, ka bërë të pamundur një lëvizje të tillë.

Skuadra polake ka kërkuar 8 milionë euro, çmim që tashmë e ka caktuar për kartonin e Gallapenit, i cili ka kontratë valide deri në verën e vitit 2029.

Gallapeni para fillimit të këtij sezoni u transferua në Poloni te Lodzi nga skuadra e Prishtinës, ndërsa deri më tani ka shënuar 1 gol në 12 paraqitje në të gjitha garat.

21-vjeçari, gjithashtu ka edhe 9 ndeshje të luajtura me Kombëtaren e Kosovës prej muajit mars të vitit të shkuar kur debutoi me “Dardanët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka…