LV-ja mban mbledhjen e parë me qendrat pas zgjedhjeve, theksohet organizimi dhe konstituimi i institucioneve të reja

02 shkurt 2026 | 14:35

Në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë është mbajtur mbledhja e përbashkët me drejtuesit e qendrave të kësaj lëvizje.

Kjo ishte mbledhja e parë me qendrat pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe përmbylljes së cikleve zgjedhore lokale, si vazhdim i organizimit dhe angazhimit tonë në terren.

Në mbledhje ishin të pranishëm kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, sekretari organizativ, Alim Rama, si dhe Koordinatori i Qendrave, Salih Zyba.

“Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën aktuale politike në vend dhe për fushatën tonë zgjedhore të suksesshme, e cila u kurorëzua me mbështetje qytetare prej 51.10% dhe 57 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me procesin e certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve të reja. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe aspektit organizativ të Lëvizjes, funksionimit dhe organizimit nëpër qendra, si dhe çështjeve të tjera të rëndësishme për forcimin e mëtejmë të strukturave tona. Lëvizja Vetëvendosje! mbetet e përkushtuar ndaj organizimit të brendshëm demokratik, përfaqësimit të denjë të qytetarëve dhe realizimit të programit tonë qeverisës në shërbim të Republikës”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës ka rikujtuar edhe një herë për…