Ushtarja e FSK-së, Arbenita Haxholli diplomon në ShBA
02 shkurt 2026
| 16:22
Ushtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Arbenita Haxholli, ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten (CCC) në Fort Lee, Virginia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Me këtë rast, ajo ka theksuar se ky diplomim është një arritje e rëndësishme profesionale dhe një nder i veçantë për të përfaqësuar Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në rritjen e profesionalizmit të FSK-së.
“Nuk ka ndjenjë më përmbushëse për një ushtarak të Forcës sesa mundësia për ta përfaqësuar Kosovën dhe ushtrinë e saj nëpër botë”, është shprehur Haxholli.




