Upamecano rinovon kontratën me Bayern Munichin deri në vitin 2030

03 shkurt 2026 | 10:40

FC Bayern ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Dayot Upamecano.

Mbrojtësi francez do të firmosë së shpejti kontratën e re, duke zgjatur qëndrimin e tij në Mynih deri në qershor të vitit 2030.

Sipas raportimit të Fabrizio Romano, palët kanë punuar intensivisht gjatë këtij muaji për të mbyllur marrëveshjen, me dëshirë të përbashkët si nga klubi ashtu edhe nga lojtari për të vazhduar bashkëpunimin.

Upamecano është shprehur i lumtur për qëndrimin te Bayern, ndërsa drejtuesit e klubit e konsiderojnë rinovimin si një hap shumë të rëndësishëm për stabilitetin e repartit mbrojtës.

Me këtë kontratë të re, Bayern siguron vazhdimësinë e një prej qendërmbrojtësve më të vlerësuar në Europë, duke konfirmuar besimin ndaj francezit si një shtyllë kryesore për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi francezm Karim Benzema nuk arriti të arrinte një marrëveshje…