‘Dallaveret’ me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan

03 shkurt 2026 | 10:44

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka bërë me dije se kanë nisur intervistat lidhur me manipulimin e rezultateve në rajonin e Gjilanit.

“Kanë filluar intervistat lidhur me manipulimin e rezultateve zgjedhore në regjionin e Gjilanit”, ka thënë Kadriu për “Express”.

Pas rinumërimit të të gjitha vendvotimeve janë evidentuar parregullsi në numërimin e votave për kandidatët për deputetë.

Për këtë çështje, tashmë janë ndërmarrë veprime në Malishevë, Podujevë, rajonin e Mitrovicës dhe Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Bayern ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me…