Publiku mbeti i shokuar! Fustani transparent i tregon gjithçka këngëtares së njohur (VIDEO)
Këngëtarja e njohur, Chappelle Rowe, ka shokuar publikun në tapetin e kuq të “Grammy 2026”, teksa u shfaq me një fustan të kuq të tejdukshëm që la shumë pak vend për imagjinatë.
Artistja 27-vjeçare, e cila është e njohur për hitin e saj “The Subway”, u nominua për Performancën më të Mirë Solo Pop dhe Albumin e Vitit me këngën e saj më të re.
Në shfaqjen e saj të parë në këtë event të madh muzikor, Rowe ngjalli interes të madh kur u pa me një veshje provokuese. Fillimisht, ajo mbante një fustan të kuq elegant me një pelerinë, por gjatë një seti fotografik në tapetin e kuq, ajo e hoqi pelerinën duke treguar kështu dekolten transparente te fustanit, i cili nuk e mbulonte pjesën e sipërme të trupit .
Fustani tejdukshëm i Rowe ka tërhequr vëmendjen për faktin që të brendshmet e saj ishin mjaft të dukshme për shkak të pëlhurës së hollë e cila tregonte po ashtu gjoksin e saj në detaje.



