Osmani përkujton masakrën në Mitrovicë: Krimi nuk harrohet, drejtësia mbetet kërkesë

03 shkurt 2026 | 11:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën e 3 dhe 4 shkurtit në Mitrovicë.

E para e vendit ka thënë se Mitrovica qëndroi dhe nuk u thye, ndaj krimit i cili sipas saj nuk do të harrohet asnjëherë dhe drejtësia do të mbetet kërkesë e pandalshme.

Ajo ka kujtuar 10 civilët e pafajshëm të cilët u vranë nga bandat serbe dhe 25 të plagosurit e tjerë.

“Në përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, kujtojmë me dhimbje dhe respekt të thellë një nga plagët më të rënda të pasluftës. Në ato ditë të errëta, bandat kriminale serbe vranë 10 civilë të pafajshëm, plagosën 25 të tjerë dhe dëbuan me dhunë 1 564 familje me gjithsej 11 364 anëtarë nga shtëpitë e tyre”, ka shkruar presidentja në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Chappelle Rowe, ka shokuar publikun në tapetin…