Plakolli i LDK-së e konfirmon prishjen e koalicionit me Pecin në Mitrovicë, shkak emërimi ‘i njëanshëm’ i drejtorit për Kulturë

04 shkurt 2026 | 11:13

Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli e ka konfirmuar prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë.

Ai ka thënë se shkak është mosrespektimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfillja e propozimeve zyrtare të degës së LDK-së.

Plakolli ka thënë se drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport është emëruar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Mitrovicë njofton opinionin publik se, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së, ka marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës. Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë. Ky vendim është obligativ për të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë, përfshirë edhe delegatët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, ka shkruar Plakolli në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Al Nasr, Cristiano Ronaldo, është jashtëzakonisht i pakënaqur…