Arabia Saudite nuk heq dorë nga Vinicius, konfirmohet plani për transferimin e brazilianit

04 shkurt 2026 | 15:27

Drejtori ekzekutiv i Al-Hilal, Esteve Calzada, ka konfirmuar se kreu i Superligës së Arabisë, Omar Mugharbel, është i interesuar për transferimit e sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior.

“Në rastin tonë, nuk ka bisedime, por drejtori ekzekutiv i Superligës së Arabisë, sa herë që pyetet, thotë se nëse ai bëhet i disponueshëm, do të përpiqet ta sjellë”, deklaroi Calzada.

Vinicius është shfaqur si një nga objektivat kryesorë të kampionatit saudit, përpara reformës së madhe që planifikohet të realizohet në verën e vitit 2026.

Situata e kontratës së tij ka nxitur gjithashtu spekulime për të ardhmen.

Marrëveshja e Viniciusit skadon në qershor të vitit 2027, ndërsa lojtari po kërkon një pagë marramendëse për të nënshkruar një rinovim afatgjatë.

Ndërkohë, thuhet se Real Madridi nuk është i gatshëm t’u nënshtrohet kërkesave të tij financiare, megjithatë presidenti Florentino Perez mbetet i vendosur për ta mbajtur Viniciusin në skuadër.

Reprezentuesi brazilian raportohet gjithashtu se anon drejt vazhdimit të karrierës së tij në ‘Santiago Bernabeu’, pavarësisht tensioneve në rritje me tifozët, të cilët në javët e fundit kanë shfaqur hapur armiqësi ndaj tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda 72 orësh, kancelari gjerman Friedrich Merz do të vizitojë…