Newcastle i përgjigjet Arsenalit për Sandro Tonalin

04 shkurt 2026 | 15:47

Sandro Tonali nuk do të largohet nga Newcastle gjatë këtij afati kalimtar.

Mesfushori italian ishte në radarët e Arsenalit në minutat e fundit të merkatos, por klubi anglez refuzoi çdo mundësi negocimi. Sipas mediave britanike, agjenti i lojtarit, Giuseppe Riso, ka konfirmuar se Newcastle nuk ka ndërmend ta lëshojë Tonalin këtë merkato, duke theksuar se situata mund të rishikohet vetëm në muajt e ardhshëm.

Tonali, i cili ka kontratë deri në vitin 2029, është plotësisht i fokusuar te objektivat e ekipit në Premier League dhe Champions League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni aktual francez dhe evropian, PSG-ja po planifikon të transferojë…