IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor për sulm

04 shkurt 2026 | 16:13

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në stacionin policor të Fushë-Kosovës.

Sipas IKP-së hetimet ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Sulm” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

“Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë kurse zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, ka njoftuar IPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…