Barcelona merr lajm të madh, rikthimi i Gavit është shumë afër
Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka nisur stërvitjen individuale dhe është afër rikthimit në aksion pas lëndimit që e mbajti jashtë fushave që nga shtatori, pas një operacioni në gju.
Sipas Mundo Deportivo, mesfushori spanjoll mund të rikthehet në fushë drejt fundit të këtij muaji, përveç nëse shfaqet ndonjë pengesë gjatë procesit të rikuperimit.
Trajneri Hansi Flick dhe stafi i Barcelonës mbeten të kujdesshëm dhe nuk duan të nxitojnë rikthimin e plotë të Gavin, duke synuar që ai të jetë në gjendje optimale kur të luajë.
Barcelona beson se Gavi mund të luajë një rol kyç në pjesën përfundimtare të sezonit, duke ndihmuar skuadrën në objektivat e saj.
Ndërkohë, Pedri, i cili stërvitet së bashku me Gavi, ka përparuar gjithashtu mirë në rikuperimin nga një problem në kofshën e pasme. Ai pritet të rikthehet në fushë përpara fundit të muajit, nëse gjithçka shkon sipas planit./Telegrafi/



