Haradinaj publikon fotografi nga salla në Uashington ku Trumpi pritet të mbajë fjalimin në Lutjet e Mëngjesit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një fotografi nga salla ku presidenti amerikan, Donald Trump pritet të mbajë fjalim në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.
Ai ka thënë se kjo ngjarje bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta.
“Për pak do të fillojë ceremonia vjetore e Lutjeve të Mëngjesit, ku presidenti Donald J. Trump pritet të mbajë fjalim kryesor. Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Sipas tij është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje.
“Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.



