Osmani takohet me kryeministrin e Çadit, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
06 shkurt 2026
| 13:18
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë qëndrimit të saj në Samitin Botëror të Qeverisjes.
Gjatë këtij takimi, Osmani ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Çadit, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave globale.
“Kënaqësi ta takoj Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes dhe të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Takimi është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për forcimin e partneriteteve strategjike.



