Shoferi humb drejtimin, dëmton tetë vetura tjera në Emshir të Prishtinës
Një shofer ka humbur drejtimin gjatë ngasjes së veturës së tij në rrugën “Jusuf Gervalla” në lagjen Emshir të kryeqytetit. Për pasojë ai ka dëmtuar edhe tetë vetura të tjera që ishin të parkuara para një qendre tregtare. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Më 06.02.2026 rreth orës 23:45 jemi njoftuar për një aksident në rrugen “Jusuf Gervalla” në Prishtinë, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës si dhe 8 automjete të tjera te cilat ishin të parkuara para një qendre tregtare ne Kalabri. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”. Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.



