Intervenim i rrallë në QKUK: Gjilpëra hiqet me sukses nga trupi i një 14-vjeçareje pranë zemrës

07 shkurt 2026 | 22:29

Gjilpërën që e pati në dorë e ktheu kah vetja. Me të 14 vjeçarja E.H nga Klina dyshohet se u vetëshpua në mes të gjoksit. Gjilpëra më pas i depërtoi brenda organeve vitale.

Në orët e para të së mërkurës, me probleme në frymarrje ajo u pranua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ekzaminimet filluan menjeherë, nga të cilat u vrejt gjilpëra brenda trupit të saj.

Pas konsultave mes mjekëve, mëngjesin e 4 shkurtit, kirurgët torakal në bashkëpunim me ata të fëmijëve e anesteziologët, kryen intervenimin që zgjati jo pak.

Aktualisht, E.H po trajtohet në Kirurgjinë Torakale dhe gjendja e saj është stabile.

Klan Kosova bisedoi edhe më familjarët e saj të cilët shkurtimisht bënë më dije se rasti ishte aksidental.

Një rast i ngjashëm pati ndodhur edhe në verën e 2024-ës ku një rrobaqepëse, aksidentalisht e kishte gëlltitur gjilpërën e cila i kaloi në rrugët e frymëmarrjes duke i rrezikuar jetën. Largimin e saj, e kishin bërë pulmulogët me bronkoskopi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht thirrjes së ZRRE-së që të shtyhen interventimet e planifikuara…