Prokuroria e Prizrenit interviston 51 persona dhe ndalon nëntë nga ta, nën dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Dragash

09 shkurt 2026 | 16:46

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka iniciuar hetime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash.

Hetimet janë nisur me vetiniciativë pas informatave publike për parregullsi gjatë procesit të rinumërimit të votave. Në kuadër të hetimit janë intervistuar gjithsej 51 persona të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, nëntë persona janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të vendosë lidhur me kërkesën për caktimin e masave për sigurimin e pranisë së të dyshuarve në procedurë, duke theksuar përkushtimin për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Prokuroria heton dyshime për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Dragash

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda stadiumit olimpik ikonik të Italisë, Milano San Siro, mbi…