Udhëheqësi Ali Ahmeti, viziton Shtëpinë-Bazë të UÇK-së në Peshter të Brusit: Nënë Stana, Nëna që gjatë luftës ka pritur e përcjellë mbi 300 luftëtar të UÇK-së

09 shkurt 2026 | 22:06

Njëri prej themeluesve të UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇKombëtare, Kryetari i BDI-së, Lideri i Aleancës Kombëtare për Integrim Ali Ahmeti, zhvilloi sot një vizitë historike në Peshter të Brusit, në Shtëpinë-B
azë të luftës së armatosur çlirimtare të UÇK-së, tek Nëna e UÇK-së, Nënë Stane Pjetër Gashi.

Lokemadhja e UÇK-së, Nënë Stana, nëna që gjatë luftës ka pritur e përcjellë mbi 300 luftëtarë, duke u dhënë bukë, duke u pastruar plagët dhe rrobat, qëndron e fortë edhe sot. I urova shëndet, jetë të gjatë e të lumtur, të rrethuar nga djem e vajza, nipa e mbesa.”, ka shkruar në mes tjerash Ali Ahmeti!
Më poshtë e keni tekstin e plotë të postimit ne fb të Ali Ahmetit!

Sot pata nderin e madh dhe kënaqësinë e veçantë të bëj një vizitë në Peshter të Brusit, në shtëpinë-bazë të luftës së armatosur çlirimtare të UÇK-së, në shtëpinë e Nënës së UÇK-së, Nënë Stane Pjetër Gashi.
Nëna Stane, në moshën 80-vjeçare, së bashku me djemtë e saj, ish-ushtarët e UÇK-së Filip dhe Fatmir Gashi, si dhe vajzën e saj File Gashi, më priti me një ngrohtësi të jashtëzakonshme dhe me traditën e pastër të familjes autentike shqiptare.
Lokemadhja e UÇK-së, Nënë Stana, nëna që gjatë luftës ka pritur e përcjellë mbi 300 luftëtarë, duke u dhënë bukë, duke u pastruar plagët dhe rrobat, qëndron e fortë edhe sot. I urova shëndet, jetë të gjatë e të lumtur, të rrethuar nga djem e vajza, nipa e mbesa.
Një nder i veçantë për mua ishte dhurata që më bëri, librin “Nëna e mbi treqind luftëtarëve” të shkrimtarit Ibrahim Kadriu, të cilin do ta ruaj si një nga dhuratat më të çmuara të jetës sime.
Ishte një emocion i jashtëzakonshëm të isha në atë shtëpi historike, ku janë ushqyer heronj e dëshmorë të kombit, ushtarë e komandantë, drejtues zonash dhe brigadash të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati për deputet nga LDK, Lumbardh Salihu, ka reaguar pas…