“Miku im i çmuar”, Rama publikon foto nga takimi me presidentin e Këshillit Evropian
10 shkurt 2026
| 10:21
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” foto nga darka e punë në Bruksel mbrëmjen e djeshme, ku dhe është takuar me Presidentin e Këshillit Europian.
Në postimin e tij, Rama e ka cilësuar António Costan si mikun e tij të çmuar.
“Dhe me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook”.
Në mbrëmjen e djeshme, takimi u fokusua në çështjet e integrimit të Shqipërisë në BE dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet europiane.



