Avokati i Hashim Thaçit: Prokuroria kërkoi nga 45 vjet burg për secilin

10 shkurt 2026 | 10:35

Avokati kryesor i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, në një përgjigje për Gazetën Express ka sqaruar se të hënën Prokuroria Speciale e Hagës ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin prej të akuzuarve, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Misetiç ka thënë se në total janë gjithsejtë 180 vjet.

“Janë kërkuar nga 45 vjet për secilin prej tyre. Pra janë 180 vjet në total”, ka thënë Misetiç për Express.

Të hënën në opinion publik ishte shkaktuar paqartësi rreth asaj nëse Prokuroria ka kërkuar 45 vjet në total, apo 45 vjet burg për secilin prej 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Nga data 9 shkurt në Gjykatën Speciale kanë filluar deklarimet përmbyllëse. Prokuroria e Hagës ka thënë fjalën e vet të hënën dhe do të vazhdojë edhe sot. Mbrojtja pritet të thotë fjalën e saj pasi të ketë përfunduar Prokuroria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti  Që të kuptohet ndërlidhja e Shërbimit Sekret…