Krasniqi: Çdo shqiptar duhet të ndihet i fyer dhe i kërcënuar nga pretendimet e ZPS-së ndaj krerëve të UÇK-së
10 shkurt 2026
| 11:06
Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) rreth dënimit të krerëve të UÇK-së.
Ai ka bërë me dije se kërkesa e kryeprokurorës së Speciale për 45 vite burgim për Hasim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin është fyerje për çdo shqiptar.
“Çdo shqiptar në botë duhet të ndihet i fyer dhe i kërcënuar nga pretendimi i kryeprokurores se Speciales, që krerët e UÇK-së e të shtetit tonë, të dënohen me nga 45 vjet burgim. Fyhet sakrifica për liri e një populli/kombi të terë dhe kërcënohet me inkriminim një shtet i terë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.



