Tifozët Kuq e Zi: UÇK-ja është liria jonë, më 17 shkurt Prishtina flet në emër të gjithë shqiptarëve

10 shkurt 2026 | 11:12

Tifozët Kuq e Zi i kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në sheshin e Prishtinës më 17 shkurt në orën 14:00 për protestën, në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së.

Sipas tifozëve, drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa u ndëshkuar krimet serbe.

“Thirrje për protestë, tifozët Kuq e Zi u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, të bashkohen më 17 shkurt, ora 14:00, në Prishtinë, në protestë për mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. UÇK-ja është vlera më e shenjtë dhe më domethënëse e historisë sonë kombëtare, simbol i lirisë, sakrificës dhe rezistencës së popullit shqiptar. Ky proces është përpjekje për të rishkruar historinë dhe për të barazuar agresorin me viktimën. Drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa u ndëshkuar krimet serbe. Më 17 shkurt, ora 14:00, Prishtina flet në emër të gjithë shqiptarëve. UÇK-ja është liria jonë”, kanë njoftuar tifozët Kuq e Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e ka nisur fjalën e vet duke thënë se…